Shpërthim në një qendër pritjeje për emigrantët në Itali, 31 të plagosur

Te pakten 31 persona u plagosur, nje pjese e te cileve ne gjendje te rende, per shkak te nje shpergimi qe tronditi zonen

Nëntor 11, 2023 - 10:36
 0
Shpërthim në një qendër pritjeje për emigrantët në Itali, 31 të plagosur

Te pakten 31 persona u plagosur, nje pjese e te cileve ne gjendje te rende, per shkak te nje shpergimi qe tronditi zonen San Lorenzo Nuovo (Viterbo), te Italise ne nje qender pritje per azilerkuesit.

Ngjarja e rende ndodhi gjate nates.

 

Struktura, e përdorur për të akomoduar familje, u shkatërrua plotësisht.

 

Mes të plagosurve ishin edhe disa fëmijë. Prokuroria e Viterbos ka hapur dosjen hetimore dhe mes hipotezave nuk përjashtohet një rrjedhje gazi.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, forcat e rendit dhe mbrojtja civile. Magazina ndodhet në zonën industriale të San Lorenzo Nuovo, në zonën Alto Viterbo dhe përbëhet nga dy njësi banimi të destinuara për strehimin e qytetarëve nga vendet jashte BE-se.

Në kohën e shpërthimit, azilkërkuesit ndodheshin brenda mini apartamenteve të qendrës. Një dyqan zdrukthtari dhe një punishte vere ngjitur me strukturën gjithashtu u shkatërruan .

 

Në vendngjarje, tre helikopterë  transportuan të plagosurit në spitalet e Viterbos, Montefiascone, Sienës dhe Romës./ Tgcom

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.