Shpërthimi gazit shemb katin e parë të hotelit, të paktën 21 të plagosur

Të paktën 21 persona mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi për shkak të një rrjedhje gazi në një hotel në vendosur në rrugën Fort Worth në Teksas. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka humbje jete, teksa 4 nga të plagosurit kanë marrë plagë më të rënda. Dëmet raportohen tepër të mëdha, teksa shpërthimi theu […]

Janar 9, 2024 - 10:14
 0
Shpërthimi gazit shemb katin e parë të hotelit, të paktën 21 të plagosur

Të paktën 21 persona mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi për shkak të një rrjedhje gazi në një hotel në vendosur në rrugën Fort Worth në Teksas.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka humbje jete, teksa 4 nga të plagosurit kanë marrë plagë më të rënda.

Dëmet raportohen tepër të mëdha, teksa shpërthimi theu xhamat edhe në ndërtesat e tjera që ndodheshin pranë hotelit.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikësish rrethuan zonën teksa, janë ende të paqarta shkaqet e rrjedhjes së gazit.

Në momentin e shpërthimit, hoteli i kishte të gjitha dhomat e zëna, teksa në pjesën e jashtme të tij po bëhej një restaurim, por nuk mendohet që të ketë luajtur rol në këtë incident.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.