Shpërthimi i hidrocentralit në Bolonja, vijojnë kërkimet për 4 personat e zhdukur

Katër persona rezultojnë ende të zhdukur nga shpërthimi që u mori jetën 3 të tjerëve në një hidrocentral në veri të Italisë. Shpërthimi ndodhi nën nivelin e ujit në liqenin Suviana, në një nga transformatorët e hidrocentralit ku gjithashtu mbetën të plagosur 5 persona të tjerë të cilët janë dërguar në kujdesin intensive për shkak […]

Prill 10, 2024 - 14:25
 0
Shpërthimi i hidrocentralit në Bolonja, vijojnë kërkimet për 4 personat e zhdukur

Katër persona rezultojnë ende të zhdukur nga shpërthimi që u mori jetën 3 të tjerëve në një hidrocentral në veri të Italisë. Shpërthimi ndodhi nën nivelin e ujit në liqenin Suviana, në një nga transformatorët e hidrocentralit ku gjithashtu mbetën të plagosur 5 persona të tjerë të cilët janë dërguar në kujdesin intensive për shkak të djegieve të marra.

Personat që humbën jetën ishin punëtorë që merreshin me mirëmbajtjen e hidrocentralit të moshës nga 35 deri në 73 vjeç.

Në terren janë 12 ekipe zjarrfikëse, dy zhytës edhe dy ekipe të specializuara për kërkimin të cilët do të duhet të operojnë deri në 40 metra nën ujë, për të gjetur të zhdukurit në temperatura mjaft të ulëta.

Kryetari i Bashkisë së Bolonjës, i cili vizitoi vendin e ngjarjes u shpreh se kushtet për ekipet e kërkimit ishin “me të vërtetë të ndërlikuara”.

Ai tha se ishte një nga tragjeditë më të këqija të punës në historinë e fundit të Italisë.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se një hetim do të nisë për shkaqet e ngjarjes të cilat nuk janë përcaktuar ende.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.