Shpërthimi në Lushnjë, Presidenti Begaj: Ngushëllime familjarëve për humbjen tragjike, shërim sa më të shpejtë të plagosurve

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë. Në një njoftim zyrtar

Mars 1, 2024 - 20:00
 0
Shpërthimi në Lushnjë, Presidenti Begaj: Ngushëllime familjarëve për humbjen tragjike, shërim sa më të shpejtë të plagosurve

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se Presidenti Begaj ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për t’u njohur me situatën.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm z. Taulant Balla për t’u interesuar mbi ngjarjen  fatkeqe, që ndodhi në Lushnjë, pasditën e sotme.

 Presidenti i shpreh ngushëllimet  familjes Hoxha për humbjen tragjike të dy familjarëve të tyre të dashur”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Begaj i ka uruar shërim të shpejtë deputetit socialist, Bujar Çela dhe të plagosurve të tjerë.

“Presidenti i Republikës i uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe deputetit Bujar Çela”, përfundon njoftimi.

Si pasojë e shpërthimit në një biznes në Lushnjë, ndërruan jetë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.