Shpërthimi në Lushnjë, SPAK çon në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë

Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë që ka caktuar Gjykata e Fierit. Bëhet fjalë për

Mars 18, 2024 - 10:50
 0
Shpërthimi në Lushnjë, SPAK çon në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë

Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Bëhet fjalë për shpërthimin në kapanonin e Lushnjes, ku humbën jetën babë e bir që po punonin me vinç e u plagosën 7 persona mes tyre edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela, i cili ndodhej në biznesin e tij.

Në pranga ka përfunduar Leonard Gjini, që u arrestua me akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me pasoja të rënda”.
Gjini ishte sipërmarrësi që do të kryente punimet në magazinë.

Ndërkaq janë pezulluar nga detyra:

1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë

Ndërsa për deputetin, Bujar Çela, nuk ka ende një akuzë zyrtare. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.