Shpërthimi në një pikë karburanti në Tiranë, arrestohet menaxheri i subjektit

Agjentët e Komisariatit nr. 4 në Tiranë arrestuan menaxherin e subjektit të pikës së karburantit në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, kur një ditë më parë gati sa nuk u kthye në tragjedi për shkak të shpërthimit në kohën që autoboti po shkarkonte benzinë. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se në pranga ka rënë […]

Nëntor 5, 2023 - 13:20
 0
Shpërthimi në një pikë karburanti në Tiranë, arrestohet menaxheri i subjektit

Agjentët e Komisariatit nr. 4 në Tiranë arrestuan menaxherin e subjektit të pikës së karburantit në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, kur një ditë më parë gati sa nuk u kthye në tragjedi për shkak të shpërthimit në kohën që autoboti po shkarkonte benzinë.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se në pranga ka rënë Myrto Kadiu, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit.

Punonjës në bizneset pranë pikës së karburantit treguan për Tv Klan jashtë kamerave, se dëgjuan shpërthim dhe më pas tym që ishte përhapur në ajër.

Ndërkohë në një video amatore të filmuar, shoferi i autobotit tregon se ku ndodhi shpërthimi.

Gazetari: Kush është shoferi i kësaj ti je? Si ike ti?

Shoferi: Nga nxitimi o burrë se doja të dilja.

Gazetari: Kush shpërtheu? Ku ka marrë flakë, në çfarë vendi?

Shoferi: Atje tek depozita duhet të ketë marrë.

Gazetari: Tek depozita?

Shoferi: Jo, mori tubi atje tek vendi i shkarkimit, nuk mori nga depozita.

Gazetari: Ku? Mund të ma tregosh?

Shoferi: Këtu mori, sepse mori ne nuk…

Gazetari: Çfarë është kjo gaz apo çfarë është?

Shoferi: Benzinë është, këtu është nafta.

Si rezultat i shpërthimit autoboti është zhvendosur disa metra para duke përfunduar te shkallët e një biznesi. Makina u nxor pas disa orësh në përfundim të veprimeve hetimore.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.