Shpërthimi tragjik në Lushnjë, ngrihen tre akuza, dyshohet se u shkelën rregullat e mbrojtjes në punë

Policia e Lushnjës ka referuar në Prokurorinë e Fierit dosjen për ngjarjen tragjike ndodhur paraditen e së premtes ku humbën jetën dy persona

Mars 4, 2024 - 12:30
 0
Shpërthimi tragjik në Lushnjë, ngrihen tre akuza, dyshohet se u shkelën rregullat e mbrojtjes në punë

Policia e Lushnjës ka referuar në Prokurorinë e Fierit dosjen për ngjarjen tragjike ndodhur paraditen e së premtes ku humbën jetën dy persona dhe 7 të tjerë u plagosen, në mesin e tyre deputetit i PS Bujar Çela.

Sipas burimeve janë ngritur zyrtarisht tre akuza, ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja, shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 të premten në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen të cilat po përdoreshin për saldim.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën dy persona, Roland Hoxha dhe djali i tij Elidon Hoxha. Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe deputeti Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.