“Shpëton” Rishi Sunak, parlamenti britanik kalon ligjin e ri për emigracionin

Kryeministri britanik Rishi Sunak e kaloi provën në parlament, mbrëmjen e të martës, teksa paketa e tij e re për azilkërkuesit, për t’i dërguar në Ruanda, shmangu ngërçin dhe kaloi me votë, duke i mbijetuar njëkohësisht dhjetëra ligjvënësve, që kërkonin largimin e tij dhe zhytjen e konservatorëve në përçarje e mposhtje në zgjedhje. Sunak ishte […]

Dhjetor 13, 2023 - 10:14
 0
“Shpëton” Rishi Sunak, parlamenti britanik kalon ligjin e ri për emigracionin

Kryeministri britanik Rishi Sunak e kaloi provën në parlament, mbrëmjen e të martës, teksa paketa e tij e re për azilkërkuesit, për t’i dërguar në Ruanda, shmangu ngërçin dhe kaloi me votë, duke i mbijetuar njëkohësisht dhjetëra ligjvënësve, që kërkonin largimin e tij dhe zhytjen e konservatorëve në përçarje e mposhtje në zgjedhje.

Sunak ishte shprehur se i gjithë reputacioni i tij bazohet në këtë strategji të re për të luftuar emigracionin, ndaj vota ishte sfidë për të në parlament, ndonëse nuk kishte dyshime se në këtë fazë, nuk do të ngecte.

Strategjia e re kaloi me 313 vota pro e 269 kundër, pas një dite të gjatë negociatash, duke shmangur kështu dramën në parlament.

Pavarësisht fitores, rezultati tregoi se kryeministri po përpiqet dëshpërimisht të mbajë nën kontroll partinë e tij, nuk dihet ende për sa kohë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.