Shqipëqria tri medalje argjendi në Europian, Qerimaj dhe Ramadani shkëlqejnë në garat e Sofjes

Europiani i peshëngritjes në Sofje të Bullgarisë, i ka dhënë Shqipërisë 3 medalje. Erkand Qerimaj, që garonte në peshën 81 kg, bateria A,

Shkurt 17, 2024 - 14:40
 0
Shqipëqria tri medalje argjendi në Europian, Qerimaj dhe Ramadani shkëlqejnë në garat e Sofjes

Europiani i peshëngritjes në Sofje të Bullgarisë, i ka dhënë Shqipërisë 3 medalje. Erkand Qerimaj, që garonte në peshën 81 kg, bateria A, u shpall nënkampion i kontinentit në stilin e shkëputjes duke ngritur 155 kg.

Sportisti ynë i njohur ngriti 180 kg në shtytje, duke e mbyllur dygarëshin në total me 335 kg, në vendin e katërt. Rezultat gjithsesi i mirë për sportistin e Tiranës i cili ka shanse të mira për kualifikimin në Olimpiadë.

Befasia e këtij Europiani tek sportistët shqiptarë ishte Kristi Ramadani i cili garoi në peshën 81 kg, por në baterinë B. Ai fitoi dy medalje argjendi në shtytje dhe dygarësh.

Në stilin e shtytjes Ramadani ngriti 190 kg duke marrë vendin e dytë, ndërsa në dygarësh ngriti gjithsej 341 kg, po ashtu vendi i dytë, duke konfirmuar garën fantastike.

Më herët kishte garuar në peshën deri ne 73 kg, një tjetër sportist i shquar i yni, Briken Calja, i cili u rendit në vendin e pestë në dygarësh, rezultat që mban gjallë shpresat për kualifikimin në lojërat e Parisit. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.