Shqipëri-Çeki/ Balla: Respektoni rregullat, bëhuni lojtari i 12-të në mbështetje të Kombëtares. Policia e Shtetit do bëjë gjithçka…!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur masat e marra nga Policia e Shtetit në kudër të mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri – Çeki ditën e nesërme në “Air Albania”. Ai shprehet se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes dhe i ka bërë thirrje çdo sportdashësi të sillet […]

Tetor 11, 2023 - 21:15
 0
Shqipëri-Çeki/ Balla: Respektoni rregullat, bëhuni lojtari i 12-të në mbështetje të Kombëtares. Policia e Shtetit do bëjë gjithçka…!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur masat e marra nga Policia e Shtetit në kudër të mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri – Çeki ditën e nesërme në “Air Albania”.

Ai shprehet se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes dhe i ka bërë thirrje çdo sportdashësi të sillet si lojtari i 12 në mbështethje të kombëtares kuq e zi.

“Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes Shqipëri – Republika Çeke. I bëj thirrje çdo sportdashësi të sillet si lojtari i 12 në mbështetje të kombëtares kuq e zi”, shkruan ministri i Brendshëm.

Më herët sot, autoritetet prezantuan masëat për ndeshjen më të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt “Euro 2024”, ku u bë me dije se disa nga rrugët kryesore të Tiranës do të mbyllen si dhe rregulla të rrepta për veprimet jo sportive në fushë dhe jashtë saj.

Shqipëria për momentin ndodhet e para në grupin E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura. Fitorja e madhe me Poloninë në Tiranë dha një dritë shprese për një përsëritje të historisë, si në vitin 2016./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.