Shqipëri-Çeki/ Lojtarët zbresin në fushë, këndohen himnet. Nis sfida

Fillon ndeshja në Tiranë mes Shqiperise dhe Cekise, ku topin e pare e shkelmuan çeket, teksa kane rrezikuar qe ne minuten e pare. Formacionet zyrtare: Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho Çeki (3-4-3): Pavlenka; Krejci, Brabec, Holes; Jurasek, Sadilek, Soucek, Coufal; Kuchta, Chytil, Cerny Trajner: Jaroslav Silhavy Prag ndeshje/ Kombëtarja shqiptare e futbollit […] The post Shqipëri-Çeki/ Lojtarët zbresin në fushë, këndohen himnet. Nis sfida first appeared on JavaNews.al.

Tetor 12, 2023 - 20:55
 0
Shqipëri-Çeki/ Lojtarët zbresin në fushë, këndohen himnet. Nis sfida

Fillon ndeshja në Tiranë mes Shqiperise dhe Cekise, ku topin e pare e shkelmuan çeket, teksa kane rrezikuar qe ne minuten e pare.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Çeki (3-4-3): Pavlenka; Krejci, Brabec, Holes; Jurasek, Sadilek, Soucek, Coufal; Kuchta, Chytil, Cerny Trajner: Jaroslav Silhavy

Prag ndeshje/ Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në 20:45 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Kuqezinjtë vijnë në këtë duel si kryesues të grupit, teksa përballen me skuadrën që nuk ka humbur asnjë takim në këto kualifikuese. Festa e tifozëve vijon prej orësh në Tiranë, me kuqezinjtë që janë mbi 22 mijë në ‘Air Albania’.

Tanimë atmosfera është ndezur në Tiranë, me Tifozat Kuq e Zi që janë grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me veshje kuqezi, tifozët po mbërrijnë nga mbarë trevat shqipfolëse, me duelin që është më shumë se i rëndësishëm për kalimin më tej drejt “Gjermani 2024”.

Përgatitjet kanë nisur edhe nga forcat e policisë, me 1700 efektivë që janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e këtij eventi dhe shmangur përplasjet mes tifozëve. Do jenë afro 600 tifozë çek në “Air Albania”, me stadiumin që do jetë i mbushur në kapacitet maksimal dhe tanët në sektorët e stadiumit do kenë nga një plis për koreografinë.

Danny Makkelie do jetë arbitri i këtij takimi, me holandezin që është ndër arbitrat më të mirë në Evropë dhe me profesion është polic. Në rast se tanët kalojnë në fazën finale të Euro 2024, Federata Shqiptare e Futbollit do arkëtonte një shumë prej 9.25 milionë eurosh në llogarinë bankare, kjo si pjesëmarrës në “Gjermani 2024”. Shtatë ndeshje, katër fitore për çekët, dy për tanët (viti 1952) dhe një barazim. Këto janë bilancet e përballjeve mes Shqipërisë dhe Çekisë në historinë e futbollit mes dy vendeve.

Sa i takon formacionit, Sylvinho ka projektuar skemën 4-3-3. Në portë Berisha, ndërsa në mbrojtje Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; mesi i fushës, Bajrami, Asllani, Ramadani; në sulm Asani, Seferi dhe Cikalleshi.

Kujtojmë se pas pesë ndeshjeve në grupin E kualifikues të Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë në grup me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që ka edhe një ndeshje më pak. Më pas Moldavia me tetë pikë, Polonia me gjashtë dhe mbyllin klasifikimin Ishujt Faroe me një pikë.

The post Shqipëri-Çeki/ Lojtarët zbresin në fushë, këndohen himnet. Nis sfida first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.