Shqipëri Europiane përballë Azerbajxhanit, Nedim Bajrami realizon një supergol, Mario Mitaj “Roberto Carlos” kuqezi

Kuqezinjtë e Silvinjos kanë treguar klas dhe forcë në 45-minutat e para të sfidës miqësore me Azerbajxhanin, e cila është testi i dytë

Qeshor 7, 2024 - 19:50
 0
Shqipëri Europiane përballë Azerbajxhanit, Nedim Bajrami realizon një supergol, Mario Mitaj “Roberto Carlos” kuqezi

Kuqezinjtë e Silvinjos kanë treguar klas dhe forcë në 45-minutat e para të sfidës miqësore me Azerbajxhanin, e cila është testi i dytë para nisjes së kampionatit Europian, ku Shqipëria do të luajë më 15 qershor përballë Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

E gjithë skuadra ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike përballë Azerbajxhanit, por duhet diferencuar Nedim Barjami dhe Mario Mitaj.

I pari për perlën e realizuar në minutën e 11-të të takimit, ku ka shkarkuar të djathtën nga jashtë zone duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar, si dhe për ritmin e lartë që tregoi përgjatë 45-minutave duke ju afruar disa herë golit të dytë personal në këtë sfidë.

Ndërsa i dyti nga ndeshja në ndeshje po tregon që është një mga mbrojtësit e majtë më të mirë të momentit në Europë, dhe jo më kot gjithë Seria A ka hedhur sytë nga Mario Mitaj, për ta bërë të vetin në merkaton e verës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.