Shqipëria barazon me Ishujt Faroe/ Megjithatë kuqezinjtë e mbyllin duke marrë vendin e parë në grup

Shqipëria shkon në europian si vend i parë i grupit, pas barazimit pa gola në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe.   Një ndeshje

Nëntor 20, 2023 - 23:05
 0
Shqipëria barazon me Ishujt Faroe/ Megjithatë kuqezinjtë e mbyllin duke marrë vendin e parë në grup

Shqipëria shkon në europian si vend i parë i grupit, pas barazimit pa gola në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe.

 

Një ndeshje me disa mundësi, por kuqezinjtë nuk arritën të shënojnë.

 

Kombetarja mbylli grupin e para me 15 pikë po aq sa Çekia, por fitorja në ndeshjen direkte jua dha avantazhi tanëve.

 

Polonia vjen e treta në klasifimkim me 11 pikë e ndjekur nga Moldavia me 10 pikë, ndërsa Ishujt Faroe e mbyllin në vendin e fundit me 2 pikë.

 

Mbrëmja e sotme do jetë një festë, jo vetëm sportive. Pas ndeshjes në stadium do ketë një koncert me këngë dhe valle, teksa kjo është hera e dytë që kuqezinjtë marrin pjesë në një turne të tillë, pas “Francë 2016”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.