Shqipëria edhe më pranë Euro 2024/ Rezultatët e rivalëve na favorizojnë, tani na duhet vetëm 1 pikë në Moldavi
Shqipëria është edhe më afër kualifikimit në Euro 2024. Rezultatet e fundit të rivaleve tanë në grupin E, e kanë lehtësuar edhe më
Shqipëria është edhe më afër kualifikimit në Euro 2024. Rezultatet e fundit të rivaleve tanë në grupin E, e kanë lehtësuar edhe më shumë misionin e kuqezinjve në dy duelet fundit të muajit nëntor kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Madje të besuarit e Sylvinhos do të festonin suksesin e madh në rast se marrin qoftë edhe një pikë në duelin e radhës në Moldavi. Barazimi 1 me 1 mes Polonisë dhe Moldavisë bëri lëmsh llogaritë e grupit, por kjo situatë nuk e prek skuadrën e Sylvinhos, përkundrazi e ndihmon. Tani Moldavia, Polonia dhe Çekia do të hanë kokën njëra-tjetrës. Mungesa e Lewandowskit e bën Poloninë një kombëtare të zakonshme, çka dëshmoi edhe ndeshja kundër moldavëve. Nikolaescu kaloi në avantazh miqtë në minutën 26 të pjesës së parë në stadiumin Nacional të Varshavës. Për të ekuilibruar shifrat mendoi Svidersky në minutën e 53. Rezultati i prish shumë punë Polonisë, e cila spostohet e treta me 10 pikë. Polakët kanë ndeshje direkt në nëntor kundër Çekisë, por edhe kjo mund të mos mjaftojë për tu kualifikuar, pasi i ka mbetur vetëm një ndeshje për të luajtur, ndërsa çekët kanë në dispozicion edhe dy ndeshje. Dy ndeshje në dispozicion edhe për Moldavinë e cila ka 9 pikë në renditje dhe është plotësisht në lojë për vendin e dytë. Ndërkohë Çekia ndonëse më shumë vështirësi u ringrit pas disfatës së rëndë në Tiranë. Çekët fituan në shtëpi 1 me 0 ndaj Ishujve Faroe, duke rimarrë vendin e dytë me 11 pikë, dy më pak sesa Shqipëria. Ndeshje shumë e vështirë për të zotët e shtëpisë në Dosan Arena të Pëlzenit. U desh një penallti e kthyer në gol nga Tomas Sucek, që Çekia të marrë tre pikë dhe tani duhet ta mbrojë këtë pozicion kundër dy rivaleve direkt të muajit nëntor, me Polonisë në trasfertë dhe Moldavinë në shtëpi.
What's Your Reaction?