Shqipëria është gati, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në prag të Italisë

Me zemër dhe me sytë nga Dortmundi, Emocionet kuqezi kanë nisur. Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në histori në një europian, pas atij të vitit 2016, në Francë. Një skuadër më solide, cilësore dhe që nuk është në Gjermani vetëm për turizëm. Kështu janë shprehur stafi drejtues, lojtarët por edhe vetë trajneri Silvinjo […]

Qeshor 15, 2024 - 09:30
 0
Shqipëria është gati, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në prag të Italisë

Me zemër dhe me sytë nga Dortmundi, Emocionet kuqezi kanë nisur. Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në histori në një europian, pas atij të vitit 2016, në Francë. Një skuadër më solide, cilësore dhe që nuk është në Gjermani vetëm për turizëm.

Kështu janë shprehur stafi drejtues, lojtarët por edhe vetë trajneri Silvinjo që me modesti pranon cilësitë e kundërshtarit, por thekson se përfaqësuesja shqiptare do të japë gjithçka për një rezultat pozitiv.

Përballemi këtë të shtunë me Italinë, një ekip që prej vitesh ka dominuar në kompeticionet më të mëdha europiane dhe botërore, por edhe pse faktet dhe historia flasin për të kaltrit, trajneri brazilian tregoi se kombëtarja nuk ka çfarë të humbë dhe do të luajë pa presion ndaj çdo kombëtareje.

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht dhe të gjithë kanë besimin se mund të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze në arenën europiane. Në konferencën për shtyp, trajneri Silvinjo tha se ekipi është përgatitur maksimalisht dhe me besojnë fort se mund të bëjë një paraqitje pozitive në Dortmund. Në krah të tij ishte dhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ndonëse i di mjaft mirë cilësitë e kundërshtarit të tij theksoi se kombëtarja shqiptare do të japë zemrën në fushë për të nisur mbarë këtë kompeticion.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.