Shqipëria, frikë për sulme kibernetike nga Rusia! Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerave…!

Veç Iranit, Shqipëria mund do të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia. Paralajmërimin e dha në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa. “Nuk është sekret t’iu them se Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerave që ka dhe iu ka kërkuar të […]

Shkurt 14, 2024 - 18:15
 0
Shqipëria, frikë për sulme kibernetike nga Rusia! Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerave…!

Veç Iranit, Shqipëria mund do të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia. Paralajmërimin e dha në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa.

“Nuk është sekret t’iu them se Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerave që ka dhe iu ka kërkuar të gjejnë dhe sulmojnë infrastrukturat më kritike që Shqipëria ka”, tha Tafa.

Kujtojmë që Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike nga Irani, ku një sërë sistemesh në Shqipëri rreshtën së funksionuari.

Rënia e “shtetit digjital” verën e vitit 2022 veç brishtësisë së infrastrukturës edhe neglizhencës së atyre që punojnë për të ruajtur të dhënat, nxori në pah edhe nevojën për ndryshime rrënjësore.

Duke reflektuar mbi atë që ndodhi, qeveria hartoi dhe miratoi Strategjinë e re të Sigurisë kibernetike.

Që nga ajo kohë, sulmet kibernetike nuk kanë të ndaluar, për rrjedhojë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik kërkon angazhimin e të gjithëve për t’u mbrojtur nga Irani apo nga të tjerë hakera./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.