“Shqipëria konkurron Italinë për turizëm”, Rama për TV italian: Disa gazeta e kanë ekzagjeruar

Në lidhje direkte për televizionin italian La7, në emisionin “In Onda”, kryeministri Edi Rama foli për turizmin në Shqipëri dhe turistët italianë në vendin tonë. “Kemi vuajtur shumë vite stigmën që kemi pasur kur kemi qenë ata që vinin me anije në Itali. Ka qenë shumë e vështirë, por tani gjërat kanë ndryshuar pasi vendi […]

Gusht 23, 2023 - 08:15
 0
“Shqipëria konkurron Italinë për turizëm”, Rama për TV italian: Disa gazeta e kanë ekzagjeruar

Në lidhje direkte për televizionin italian La7, në emisionin “In Onda”, kryeministri Edi Rama foli për turizmin në Shqipëri dhe turistët italianë në vendin tonë.

“Kemi vuajtur shumë vite stigmën që kemi pasur kur kemi qenë ata që vinin me anije në Itali. Ka qenë shumë e vështirë, por tani gjërat kanë ndryshuar pasi vendi ka ndryshuar. Është fantastike sepse nuk kemi shpenzuar duke paguar reklama nëpër televizione anembanë Evropës. Shpresoj që ky sukses të na ndihmojë të ecim përpara me këmbë në tokë sepse duhet thënë që disa gazeta italiane edhe e kanë ekzagjeruar, duke thënë që po konkurojmë Italinë”, tha Rama.

Në lidhje me miqësinë e tij me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Rama u përgjigj:

“Unë jam i gjatë, ajo jo shumë e gjatë, por kur flet ajo dhe merr qëndrim, është edhe më e gjatë se unë. Ajo është e djathtë, por edhe unë i përkas një të majte ndryshe, që është e linjës së Blair, Clinton apo edhe Romano Prodi. Unë mendoj që në marrëdhëniet ndërkombëtare politike ka diçka më të rëndësishme, që është ana njerëzore e personave. Nga ana tjetër, duhet të kujtoj që në 30 vitet e fundit, në Itali ka pasur qeveri të ndryshme, por kurrë marrëdhëniet tona nuk janë përcaktuar nga ngjyra e qeverive në Romë apo Tiranë. Ka pasur gjithmonë sintoni mes nesh, është çështje historie dhe një AND-je të përbashkët”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.