Shqipëria kundër BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Prishtina zyrtare nuk ka asnjë përgjegjësi

Për herë të parë Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian për ngjarjet që po ndikojnë në dialogun mes Kosovës

Shtator 27, 2023 - 13:45
 0
Shqipëria kundër BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Prishtina zyrtare nuk ka asnjë përgjegjësi

Për herë të parë Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian për ngjarjet që po ndikojnë në dialogun mes Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Deklarata e 19 shtatorit ku Brukseli i linte peshën më të madhe të fajit Kosovës për hapa të pamjaftueshëm në normalizimin e marrëdhënies me Serbinë, është kundërshtuar nga qeveria shqiptare.

 

Qëndrimi i Shqipërisë, i pari kundër BE-së që nga ulja në tryezë e Prishtinës dhe Beogradit zyrtar për të normalizuar marrëdhënien mes tyre, u mor pasi qeveria e vlerësoi si jo të drejtë.

 

Burime për Vizion Plus bën të ditur se pala shqiptare i shprehu shqetësimin  Bashkimit Evropian për deklaratën e cila bën përgjegjëse Kosoven njëjtë me Serbinë.

 

Tirana zyrtare i ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se përgjegjësia për bojkotin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, protestat e serbëve, dhunimi i ushtarëve të KFOR-it  apo rrëmbimi i tre policëve nuk qëndron te Kosova dhe as te përfaqësuesit e saj.

 

Nëse deri me sot çdo qëndrim i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd është mbështetuar nga Shqipëria, në deklaratën e 19 shtatorit ndahet dhe del në krah të Kosovës.

 

Në qëndrimin e tij Bashkimi Evropian në 19 shtator deklaronte se qëndrimet e Kosoves jo vetëm ato për gjithë ngjarjet që pasuan zgjedhjet e bojkotuara nga serbët për kryetarët e rinj të komunave në veri të vendit nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe po kontribuojnë në rritjen e tensioneve.

 

Po aq në deklaratë kërkohej me ngulm nisja e punës konkrete për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit me paralajmërimin se Kosova dhe Serbia po rrezikojnë integrimin evropian.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.