‘Shqipëria pret 15 milionë turistë, por kujdes ashensorët!’

Shqipëria sipas parashikimeve do të presë këtë vit 15 milionë turistë. E ndërsa turistët shtohen Airbnb janë në krye të zgjedhjes së tyre, për qëndrimet disa ditore në vendin tonë. Por ndërsa pritshmëria nga turistët është më e madhe se vjet, a jemi gati, është pyetja. Rudina Xhunga në rubrikën e saj ne youtube, Tregimi […]

Mars 22, 2024 - 15:50
 0
‘Shqipëria pret 15 milionë turistë, por kujdes ashensorët!’

Shqipëria sipas parashikimeve do të presë këtë vit 15 milionë turistë. E ndërsa turistët shtohen Airbnb janë në krye të zgjedhjes së tyre, për qëndrimet disa ditore në vendin tonë. Por ndërsa pritshmëria nga turistët është më e madhe se vjet, a jemi gati, është pyetja. Rudina Xhunga në rubrikën e saj ne youtube, Tregimi i Ditës, ndau shqetësimin e një agjenteje turistike në qytetin e Vlorës.

“Zonja më tregoi që në Vlorë, një ndër problemet e mëdha, janë ashensorët në pallate. Mungesa e kontrollit teknik mbi të gjitha e pagesave në komunitet.

Zonja telefonoi për të më thënë se kishte një problem në pallatin ku agjencia e saj administronte apartamente për Airbnb. Në këtë pallat nëse do të hyje në ashensor nuk ishte shumë e sigurt kur dilje, kështu që njerëzit detyroheshin në shumicë rastesh të ngjisnin shkallët. Për shkak të këtij problemi me ashensorin, jo pak e kishin lënë pallatin dhe shtëpitë e tyre po ia jepnin të huajve me Airbnb, të cilët po ankoheshin në masë për mungesën bazike të sigurisë se jetës.

Në këtë pallat, ata që guxonin e hipnin kalonin një pjesë të madhe në ashensor, sepse ashensori ngjitej dhe ngecte në mes te rrugës dhe nuk hapej. Do të duhej dikush të të dëgjonte kur ti bërtisje e të lajmëronte teknikun, që të hapte ashensorin. Kishte pasur njerëz që ashensori iu hapej gabimisht dhe ose shikonin murin ose një copë hapësire, nga ku duhej të kërcenin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.