Shqipëria trupa shtesë në Kosovë, Malaj: 40 forca më shumë në kuadër të misionit të KFOR

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ky vendim vjen veçanërisht pas sulmit terrorist serb në veri

Dhjetor 24, 2023 - 12:02
 0
Shqipëria trupa shtesë në Kosovë, Malaj: 40 forca më shumë në kuadër të misionit të KFOR

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ky vendim vjen veçanërisht pas sulmit terrorist serb në veri më 24 shtator, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur ambasadori ynë në Prishtinë, Petrit Malaj.

“Shqipëria gjithmonë i ka qëndruar mendimit që KFOR-i duhet të forcojë praninë e tij dhe të jetë i pranishëm ku do në Kosovë për të realizuar misionin e tij që ka për siguri dhe të paqes për të gjithë qytetarët në Kosovë. Mendoj se KFOR-i po e bënë këtë, ka rritur forcat dhe prania e saj në veri të Mitrovicës ndjehet më shumë, pikërisht duke parë edhe rrezikun, por nga ana tjetër edhe duke pasur idenë e tyre për të zbatuar sa më mirë misionin që ata kanë në Kosovë. Kështu Shqipëria edhe vitin tjetër do të sjellë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it për të qenë gjithmonë brenda detyrimeve të saj që ka si një shtet anëtar i NATO-s dhe aleat i fuqishëm i perëndimit. Do të sjellim edhe 40 forca”, tha Malaj.

Ambasadori Malaj ka komentuar edhe paralajmërimet e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës, se Serbia po përgatitet për të sulmuar sërish.

“Përderisa flet presidentja e Kosovës dhe strukturat e tilla të një shteti i cili është mirë i organizuar pa dyshim që ata kanë informacionin e duhur i dinë shumë mirë këto gjëra. Unë nuk kam informacionin e duhur, ndoshta për detaje, por di që rreziku mund të jetë permanent. Prandaj, duhet bëhen disa hapa dhe siç e tha edhe kryeministri jonë para disa ditësh, që Serbia me pas të vendos për të normalizuar këtë marrëdhënie. Nuk mund të shkojmë askund duke pasur vetëm konflikte. Patjetër që dialogu ka sjellë marrëveshje, ato kërkojnë zbatim të dy anshëm. Në rastin konkret Kosova ka bërë atë që duhet dhe po bën hapat e duhur për këtë gjë”, tha ambasadori.

Pas sulmeve të shtatorit, NATO ka vendosur të rrisë prezencën në Kosovë. Krerët shtetërorë të Kosovës vlerësojnë se rreziku që vjen nga Serbia kërcënon paqen dhe sigurinë jo vetëm në vend, por në të gjithë rajonin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.