Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO

Shqipëria është zgjidhur anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO për 2023-2027. Lajmi është bëtë me dije nga ministri i Jashtëm Igli Hasani përmes një postimi në platformën X. “Lajm i mirë nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO për 2023-2027. Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi […]

Nëntor 15, 2023 - 22:41
 0
Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO

Shqipëria është zgjidhur anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO për 2023-2027.

Lajmi është bëtë me dije nga ministri i Jashtëm Igli Hasani përmes një postimi në platformën X.

“Lajm i mirë nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO për 2023-2027. Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Mirënjohje ambasadorit Besiana Kadare dhe AlbanianDiplo për punën e shkëlqyer”, shkruan Hasani.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.