Shqipëria zhgënjen përballë Kilit, mposhtet 3-0

Shqipëria ka zhgënjyer totalisht në miqësoren përballë Kilit të luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, ku është

Mars 22, 2024 - 23:25
 0
Shqipëria zhgënjen përballë Kilit, mposhtet 3-0

Shqipëria ka zhgënjyer totalisht në miqësoren përballë Kilit të luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, ku është mposhtur me rezultatin 3-0.

Kuqezinjtë kanë krijuar disa raste, por nuk kanë gjuajtur asnjëherë në portë.

Ndëkrohë që kilienët janë tregaur shumë të saktë para portës. Ka qenë Vargas i cili shënoi në minutën e 20-të të pjesës së parë, ndërsa Baldados dhe Davila kanë shënuar në pjesën e dytrë.

Pavarësisht repartit të mbipopulluar siç ëhstë sulmi, kuqezinjtë nuk kanë mundur të gjuajnë asnjëherë në portën kundërshtare.

Armando Broja mund të marrë një notë pozitive sa i përket sulmit, pasi me hyrjen e tij në lojë, Shqipëria u bë më e rrezikshme, ku në një rast fati dhe mbrojtja i mohuan golin.

Tashmë pritet që kuqezinjtë të testojnë veten pas pak ditësh në Suedi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.