Shqiponjë dykrenare dhe pëllumb, Kurti prezanton logon për 25-vjetorin e Çlirimit

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në rrjetet sociale logon që do të shoqërojë shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon se logoja e re është e bazuar te motivet tradicionale, teksa brenda saj janë ndërthurur pëllumbi i paqes dhe shqiponja dykrenare. “Frymëzuar nga historia […]

Maj 30, 2024 - 12:15
 0
Shqiponjë dykrenare dhe pëllumb, Kurti prezanton logon për 25-vjetorin e Çlirimit

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në rrjetet sociale logon që do të shoqërojë shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon se logoja e re është e bazuar te motivet tradicionale, teksa brenda saj janë ndërthurur pëllumbi i paqes dhe shqiponja dykrenare.

“Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkruan Kurti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.