Shqiptarë në luftën e bandave në Greqi? Reagon ambasadorja Hajdaraga: Nuk është bërë ende identifikimi…!

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga u pyet nga Euronews Albania lidhur me masakrën e ndodhur të hënë në Greqi, ku 6 persona u gjetën të vrarë me armë zjarri në një makinë. E pyetur nëse viktimat janë shqiptarë, siç shkruajnë mediat greke, Hajdaraga u shpreh se ende nuk kanë një informacion të saktë nga […]

Shtator 11, 2023 - 20:00
 0
Shqiptarë në luftën e bandave në Greqi? Reagon ambasadorja Hajdaraga: Nuk është bërë ende identifikimi…!

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga u pyet nga Euronews Albania lidhur me masakrën e ndodhur të hënë në Greqi, ku 6 persona u gjetën të vrarë me armë zjarri në një makinë.

E pyetur nëse viktimat janë shqiptarë, siç shkruajnë mediat greke, Hajdaraga u shpreh se ende nuk kanë një informacion të saktë nga policia për identitetin e të vrarëve.

“Akoma nuk kemi informacion të saktë nga policia, dimë që janë shtetas të huaj. Nuk është bërë ende identifikimi, është në proces zbardhja e ngjarjes”, u përgjigj ambasadorja.

Gjashtë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e sotme në zonën e Artemis në Athinë.

CNN grek shkruan se është qëlluar ndaj një automjeti me targa gjermane. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.