Shqiptarët kthehen në vendlindje për festa, fluks në doganën e Kapshticës, pala greke punon me sportel të reduktuar

Edhe ditën e sotme vazhdon të jetë i lartë fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ashtu si një ditë më parë. Pala greke vazhdon të punojë me sportele të reduktuara duke sjellë pritje të gjata në anën tjetër të kufirit. Emigrantët shqiptarë bëjnë me dije se në këto kushte kanë qenë të […]

Dhjetor 24, 2023 - 11:43
 0
Shqiptarët kthehen në vendlindje për festa, fluks në doganën e Kapshticës, pala greke punon me sportel të reduktuar

Edhe ditën e sotme vazhdon të jetë i lartë fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ashtu si një ditë më parë.

Pala greke vazhdon të punojë me sportele të reduktuara duke sjellë pritje të gjata në anën tjetër të kufirit.

Emigrantët shqiptarë bëjnë me dije se në këto kushte kanë qenë të detyruar të presin për disa orë në anën tjetër të kufirit.

Policia shqiptare edhe sot u ka kërkuar homologëve grek të shtojnë numrin e sporteleve por duket se ka qenë e pamundur pasi po punojnë me personel të reduktuar për shkak të Krishtlindjes.

Gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 8441 shtetas dhe kanë dalë 2882 shtetas, në kushte të tilla pala shqiptare edhe ditën e sotme ka punuar me numrin maksimal të sporteleve ndërkohë që pala greke mësohet të punojë me vetëm 3 sportele.

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4149 shtetas e kanë 3403 të tjerë.

Gjatë 48 orëve të fundit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë mbi 15.000 shtetas shqiptar e të huaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.