Shqiptari dhe dy djemtë e tij dhunohen nga grabitësit në Greqi, autorët: Duam 5 mijë euro

Babai dhe dy djemtë e tij kanë mbetur viktima të një grabitje të përgjakshme në zonën e Kolonos në Athinë. Gjashtë persona i rrahën dhe i grabitën në sheshin Petroula. 42-vjeçari shqiptar ishte ulur me dy djemtë e tij, 23 dhe 17 vjeç, në një stol në shesh, kur anëtarët e bandës së pamëshirshme iu [...]Read More...

Tetor 31, 2023 - 14:25
 0
Shqiptari dhe dy djemtë e tij dhunohen nga grabitësit në Greqi, autorët: Duam 5 mijë euro

Babai dhe dy djemtë e tij kanë mbetur viktima të një grabitje të përgjakshme në zonën e Kolonos në Athinë. Gjashtë persona i rrahën dhe i grabitën në sheshin Petroula.

42-vjeçari shqiptar ishte ulur me dy djemtë e tij, 23 dhe 17 vjeç, në një stol në shesh, kur anëtarët e bandës së pamëshirshme iu afruan. Sipas burimeve policore, të pestët ishin të veshur me rroba të zeza dhe kapuç, ndërsa drejtuesi i kishte të pambuluara tiparet e fytyrës. Ishte ai që iu afrua familjes shqiptare dhe me ton të fortë i kërkoi babait t’i jepte 5000 euro.

42-vjeçari shqiptar është përgjigjur se nuk do t’i japë paratë që kërkon dhe më pas gjashtë autorët kanë filluar ta godasin me grushte dhe shkelma në kokë, derisa ai ra përtokë i gjakosur. Njëri prej grabitësve i ka rrëmbyer celularin, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës kanë sulmuar edhe djemtë e tij. Në fakt, 23-vjeçari ka mbetur i plagosur në brinjë dhe i është hequr zinxhiri prej floriri nga qafa.

Autorët janë larguar me vrap, ndërsa viktimat janë dërguar në spital, ku iu është dhënë ndihma e parë. Sipas dëshmive të viktimave, kreu i bandës është bashkëkombasi i tyre dhe vetëm 18 vjeç.

Siç konstatuan punonjësit e policisë së Kolonos, nga dosja e tij, ai është me precedentë për krime të ngjashme. Vijojnë hetimet për identifikimin e gjashtë anëtarëve të bandës së grabitësve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.