Shqiptari dhunon nënën në Kretë, 58-vjeçarja kërkon ndihmë nga policia

Një 58-vjeçare ka denoncuar pranë autoriteteve të Kretës se djali i saj 31-vjeçar me origjinë nga Shqipëria e ka sharë dhe kërcënuar. Siç

Mars 5, 2024 - 11:25
 0
Shqiptari dhunon nënën në Kretë, 58-vjeçarja kërkon ndihmë nga policia

Një 58-vjeçare ka denoncuar pranë autoriteteve të Kretës se djali i saj 31-vjeçar me origjinë nga Shqipëria e ka sharë dhe kërcënuar.

Siç thuhet në denoncim, në orët e hershme të së hënës djali ka kërcënuar dhe sharë nënën e tij. Pasditen e së njëjtës ditë është përsëritur e njëjta skenë, por kësaj radhe asaj i është hedhur një send në kokë, me pasojë një lëndim të lehtë. Në mbrëmje, nëna në pamundësi për të përballuar këtë situatë, shkoi tek autoritetet dhe e denoncoi.

Pas denoncimit, policia ka vënë në kërkim 31-vjeçarin e njohur për autoritetet, e ka arrestuar pak kohë më pas dhe tashmë ai ndodhet përballë drejtësisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.