Shqiptari hyn brenda kishës në Francë dhe bërtet “Allahu Akbar”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brënda një kishe në Montpellier të Francës dy ditë më parë (28 mars), kur një shqiptar hyri brenda dhe bërtiti “Allahu Akbar”. Mediat franceze shkruajnë se të enjten që kaloi 33 vjeçari shqiptar hyri brenda kishës Sainte Eulaile, teksa po kremtohej një meshë dhe filloi të bërtiste me të […]

Mars 30, 2024 - 17:20
 0
Shqiptari hyn brenda kishës në Francë dhe bërtet “Allahu Akbar”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brënda një kishe në Montpellier të Francës dy ditë më parë (28 mars), kur një shqiptar hyri brenda dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

Mediat franceze shkruajnë se të enjten që kaloi 33 vjeçari shqiptar hyri brenda kishës Sainte Eulaile, teksa po kremtohej një meshë dhe filloi të bërtiste me të madhe fjalët në arabisht duke krijuar njëfarë trazire mes të pranishmëve.

Më pas u largua menjëherë pa kryer ndonjë shkelje apo dëmtim. Mënjehrë u bë i mundur arrestimi i tij në zonë të qytetit. Gjatë deklaratës së dhënë në rajon, i riu shqiptar (emigrant i paligjshëm në Francë) është shprehur se veprimin e kishte bërë për shaka teksa kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.