Shqiptari i dehur tenton të vrasë me armë kunatin, arrestohet brenda kishës

Një shqiptar në Greqi është arrestuar pasi tentoi të vriste me armë zjarri kunatin e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lagada mbrëmjen e së mërkurës. Sipas mediave greke, 39-vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje të dehur kur qëlloi me çifte në drejtim të kunatit të tij 37-vjeçar. Fatmirësisht, ky i fundit nuk u prek nga […]

Nëntor 16, 2023 - 12:35
 0
Shqiptari i dehur tenton të vrasë me armë kunatin, arrestohet brenda kishës

Një shqiptar në Greqi është arrestuar pasi tentoi të vriste me armë zjarri kunatin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lagada mbrëmjen e së mërkurës. Sipas mediave greke, 39-vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje të dehur kur qëlloi me çifte në drejtim të kunatit të tij 37-vjeçar. Fatmirësisht, ky i fundit nuk u prek nga të shtënat e armës dhe shpëtoi pa lëndime.

Kur në vendngjarje shkoi policia, autori hyri në oborrin e një kishte dhe qëlloi në ajër me çifte për të kanosur oficerët e policisë që mos ta arrestonin.

Asnjë efektiv nuk u lëndua, ndërsa 39-vjeçari shqiptar u arrestua falë ndërhyrjes policore.

Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, rezistencë ndaj punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia zbuloi se çiftja që posedonte shqiptari ishte raportuar e vjedhur në muajin Janar 2023 në një tjetër shtëpi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.