Shqiptari i Kosovës qëllon për vdekje pronarin e lokalit në Gjermani

Një shqiptar nga Kosova, 52 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një lokali në Dusseldorf të Gjermanisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 2:45 të mëngjesit, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Sipas dyshimeve, debati ka vazhduar edhe jashtë lokalit, ku i dyshuari ka qëlluar në drejtim të viktimës 38-vjeçar duke […]

Prill 29, 2024 - 09:05
 0
Shqiptari i Kosovës qëllon për vdekje pronarin e lokalit në Gjermani

Një shqiptar nga Kosova, 52 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një lokali në Dusseldorf të Gjermanisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 2:45 të mëngjesit, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas dyshimeve, debati ka vazhduar edhe jashtë lokalit, ku i dyshuari ka qëlluar në drejtim të viktimës 38-vjeçar duke e lënë të vdekur, shkruajnë mediat gjermane.

Mësohet se i dyshuari nuk ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia e ka arrestuar pa rezistencë. Ekipet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e pronarit të lokalit. Policia gjermane ka arrestuar shqiptarin dhe menjëherë e ka marrë në pyetje mbi rrethanat e krimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.