Shqiptari kapet me qesen plot me paund në Britani, dënohet me burg, çfarë tha në Gjykatë

Britani e Madhe – Një shqiptar që mbante 15,000 £ në një qese plastike u arrestua nga policia pasi e kishin parë atë

Mars 23, 2024 - 11:55
 0
Shqiptari kapet me qesen plot me paund në Britani, dënohet me burg, çfarë tha në Gjykatë
Rusten Gjoni (Image: Gwent Police)

Britani e Madhe – Një shqiptar që mbante 15,000 £ në një qese plastike u arrestua nga policia pasi e kishin parë atë duke vepruar “në mënyrë të dyshimtë”.

Rusten Gjoni po ecte përgjatë rrugës Corporation në Newport kur tërhoqi vëmendjen e policisë.

38-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm pak ditë më parë, pasi ishte futur në vend ilegalisht nga kontrabandistët.

Në intervistën e tij në polici Gjoni u tha oficerëve se paratë ishin për të paguar njerëzit që e kishin ndihmuar të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se kishte hyrë në vend me një kamion nga Spanja ku kishte qenë për rreth katër vjet.

I pandehuri refuzoi të thoshte se kujt ia kishte borxh paratë.

Gjoni tha se donte të ribashkohej me gruan dhe fëmijët e tij që janë në Mretërinë e Bashkuar dhe po aplikojnë për azil.

Ai tha se 15,000 £ ia kishin dhënë hua miqtë.

I pandehuri u deklarua fajtor për hyrjen e paligjshme në Britani më 27 nëntor të vitit të kaluar.

I pandehuri u burgos për gjashtë muaj.

Home Office do të vendosë nëse Gjoni do të dëbohet apo jo pas vuajtjes së dënimit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.