Shqiptari në Itali rreh dhe lidh partneren pas krevatit që të mos dalë nga shtëpia

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se pasi ka rrahur, ka lidhur partneren e tij në shtrat më qëllim

Prill 12, 2024 - 09:40
 0
Shqiptari në Itali rreh dhe lidh partneren pas krevatit që të mos dalë nga shtëpia

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se pasi ka rrahur, ka lidhur partneren e tij në shtrat më qëllim që mos e lejonte të dilte nga shtëpia.

Sipas medieve italiane, shqiptari i kishte marrë edhe çelësat e shtëpisë por e reja arriti që të zgjidhte litarin dhe u ul nga dritarja e banesës në katin e ndërmjetëm. Në rrugë kërkoi ndihmë nga kalimtarët të cilët e shoqëruan në polici.

Vitin e fundit, shqiptari kishte dhunuar edhe herë të tjera partneren e tij për shkak të xhelozizë. Gjatë kontrollit në shtëpi, karabinierët gjetën litarin me të cilin e kishte lidhur gruan.

Pas hetimeve, ai u arrestua për abuzim familjar dhe rrëmbim./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.