Shqiptari nuk zë mend, Italia e dëbon, ai rikthehet dhe përfundon në pranga

Pasditen e së hënës, policia italiane arrestoi në flagrancë një shtetas shqiptar. Ky i fundit kishte një urdhër dëbimi nga shteti italian, të

Janar 19, 2024 - 20:21
 0
Shqiptari nuk zë mend, Italia e dëbon, ai rikthehet dhe përfundon në pranga

Pasditen e së hënës, policia italiane arrestoi në flagrancë një shtetas shqiptar. Ky i fundit kishte një urdhër dëbimi nga shteti italian, të cilin nuk e zbatoi.

Arrestimi i tij u bë gjatë një kotnrolli rutinë.

Nga hetimet e kryera më pas, rezultoi se shtetasi shqiptar, 24 vjeç, ishte emër i njohur për policinë për krime të lidhura me lëndët narkotike.

Më tej, policia konstatoi se të riut, i cili ishte i paligjshëm në territorin kombëtar, së fundi i ishte lëshuar një dekret dëbimi, si rezultat i të cilit nuk do të mund të kthehej në Itali për 5 vite.

Pasi kanë përfunduar të gjitha hetimet, operatorët kanë vijuar arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit, duke e akuzuar atë për shkelje të ndalimit të rihyrjes në Itali, krim i parashikuar nga Ligji i Konsoliduar i Emigracionit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.