Shqiptari përdhunon 21-vjeçaren, e filmon gjatë aktit dhe e kërcënon me publikimin e pamjeve

Një rast mjaft i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë pasi u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një person. Mësohet se vajza ka rrëfyer detaje të rënda se si i dyshuari e ka filmuar gjatë aktet me të. Sipas […]

Gusht 29, 2023 - 14:23
 0
Shqiptari përdhunon 21-vjeçaren, e filmon gjatë aktit dhe e kërcënon me publikimin e pamjeve

Një rast mjaft i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë pasi u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një person.

Mësohet se vajza ka rrëfyer detaje të rënda se si i dyshuari e ka filmuar gjatë aktet me të. Sipas vajzës, personi e ka e kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar përmes videove.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë ndaj hetuesve policorë, i dyshuari i ka kërkuar edhe para vajzës, rreth një mijë euro, me kusht që pamjet që i posedonte të mos publikoheshin.

Si rezultat i denoncimit, policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në lëvizje për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Shantazh’.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.