Shqiptari zbret nga furgoni prej zhurmës, përplaset për vdekje nga një makinë

Një zhurmë e pazakontë nga furgoni me të cilin udhëtonte i kushtoi jetën një shqiptari pasditen e së hënës në Itali. La Repubblica shkruan se viktima është një 44-vjeçar, i cili banonte në Altamura. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së djeshme në dalje të Palo del Colle. Shqiptari po kthehej nga puna […]

Dhjetor 5, 2023 - 10:40
 0
Shqiptari zbret nga furgoni prej zhurmës, përplaset për vdekje nga një makinë

Një zhurmë e pazakontë nga furgoni me të cilin udhëtonte i kushtoi jetën një shqiptari pasditen e së hënës në Itali.

La Repubblica shkruan se viktima është një 44-vjeçar, i cili banonte në Altamura. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së djeshme në dalje të Palo del Colle.

Shqiptari po kthehej nga puna së bashku me kolegët e tij, kur konstatuan një zhurmë nga furgoni me të cilin udhëtonin. Ata ndaluan mjetin dhe shqiptari doli për të kontrolluar se çfarë nuk shkonte.

Pikërisht në këtë moment një automjet që vinte në të njëjtin drejtim e përplasi për vdekje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.