Shqiptarja denoncon në polici: Burri, vjehrra dhe kunati më dhunuan se s’isha e virgjër

Një rast tronditës ka ndodhur pak ditë më parë në Fushë Kosovë, ku një vajzë 23-vjeçare ka përjetuar tmerr një ditë pas dasmës së saj. Mëngjesin e parë si nuse në shtëpinë e re, viktima u përball me dhunë bruatale nga bashkëshorti, vjehrra, kunatat dhe kunati i saj për shka se nuk ishte e virgjër. […]

Gusht 9, 2023 - 11:25
 0
Shqiptarja denoncon në polici: Burri, vjehrra dhe kunati më dhunuan se s’isha e virgjër

Një rast tronditës ka ndodhur pak ditë më parë në Fushë Kosovë, ku një vajzë 23-vjeçare ka përjetuar tmerr një ditë pas dasmës së saj.

Mëngjesin e parë si nuse në shtëpinë e re, viktima u përball me dhunë bruatale nga bashkëshorti, vjehrra, kunatat dhe kunati i saj për shka se nuk ishte e virgjër.

Bazuar në dëshminë e saj, bashkëshorti dhe familja e tij e kanë akuzuar se nuk është e virgjër dhe vjehrra e saj e ka tërhequr për flokësh dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Dhunë pati edhe nga kunati, i cili dyshohet se ka tentuar që t’ia fusë gishtat në prizë elektrike në mënyrë që të binte në kontakt me rrymën elektrike. Për këtë shkak ajo ka marrë lëndime serioze.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Sipas tyre, ka qenë bashkëshorti i viktimës ai i cili i ka njoftuar se nusja e tij nuk është e virgjër, dhe kjo, sipas tyre, nuk përputhet me traditat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.