Shqiptaro-izraeliti: Sulmi i Hamasit ishte masakër, u goditëm nga 5 mijë raketa terroristësh

Sulmi i Hamasit në Izrael ishte një masakër. Kështu është shprehur  David Kantozi anëtar i komunitetit shqiptaro-hebraik në Izrael gjatë një interviste në

Tetor 9, 2023 - 22:25
 0
Shqiptaro-izraeliti: Sulmi i Hamasit ishte masakër, u goditëm nga 5 mijë raketa terroristësh

Sulmi i Hamasit në Izrael ishte një masakër. Kështu është shprehur  David Kantozi anëtar i komunitetit shqiptaro-hebraik në Izrael gjatë një interviste në emisionin Quo Vadis në   Vizion Plus.

 

Sulmi sipas tij ishte i befasishëm, në një moment kur Izraeli kishte në negocim të rriste numrin e punonjësve që kalonin nga Rripi i Gazës.

 

“Ne ishim të befasuar. sulmi ishte i pabesë pasi ne ishim në bisedime për dhënien e licensave për punë dhe Izraeli ishte në diskutim që të rriste këtë numër. Ato bënë një masakër të vërtetë”, tha ai.

 

Kantozi shtoi se Izraeli në orët e para të mëngjesit të së shtunës u godit nga 5 mijë raketa.

 

“Ne nuk e ndërrojmë dot pamjen e lindjes së mesme. Ne kërkojmë të jetojmë të qetë, pa probleme të tilla, pa luftra. Ne nuk mund të jetojmë me një rrip të Gazës që sundojnë terroristët, me një rrip Gaze që është i armatosur dhe ka gjuajtur deri tani 5 mijë raketa. Është e pamundur të jetosh kështu. Ne duhet të marrim masat sepse populli izraelit këtkon të jetojë i qetë në shtëpitë e veta. Hamasi të bjeri nga sistemi dhe rripi i Gazës të qeveriset nga të zgjedhurit e popullit dhe jo nga terroristët”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.