Shtegu Theth-Valbonë mbyllet deri në fund të majit, Kumbaro zbulon arsyen

Shtegu Theth-Valbonë do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, deri në fund të muajit maj. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka zbuluar se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën shumë të rrezikshme. “Për të gjithë të pasionuarit e ecjes në natyrë dhe ngjitjes së majave:   Deri në […]

Prill 29, 2024 - 10:40
 0
Shtegu Theth-Valbonë mbyllet deri në fund të majit, Kumbaro zbulon arsyen

Shtegu Theth-Valbonë do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, deri në fund të muajit maj. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka zbuluar se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën shumë të rrezikshme.

Për të gjithë të pasionuarit e ecjes në natyrë dhe ngjitjes së majave:   Deri në fund të muajit maj shtegu “Theth-Valbonë”  do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, për arsye se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën ato shumë të rrezikshme.

Drejtojuni gjithmonë udhërrëfyesve të certifikuar për të organizuar në mënyrë të sigurt ecjet tuaja në natyrë”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.