‘Shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe, policia i sekuestron 200 mijë euro pasuri në Elbasan

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Elbasan ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Property” vuri në sekuestro preventive pasuritë e paluajtshme në emër të 28-vjeçarit me iniciale L. C.,  dhe […]

Nëntor 24, 2023 - 09:11
 0
‘Shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe, policia i sekuestron 200 mijë euro pasuri në Elbasan

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Elbasan ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Property” vuri në sekuestro preventive pasuritë e paluajtshme në emër të 28-vjeçarit me iniciale L. C.,  dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të vendimit, u bë sekuestrimi i 3 pasurive të paluajtshme me vlerë 200 000 euro, në lagjen “5 Maji”, konkretisht: 2 apartamente banimi dhe 1 njësi shërbimi.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi L. C., i cili është dënuar me 3 vjet burgim, në Britaninë e Madhe, për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.