“Shtëpi bari” në stan, gjykata liron vëllanë e deputetit të PS, dy të tjerët mbeten në burg

Gjykata e Lezhës zhvilloi sot seancë për të vendosur dhe komunikuar masat e sigurisë për tre të arrestuarit , që ranë në pranga disa ditë më parë për kultivim të lëndëve narkotike. Armel Nikdukaj, Elvis Shpellazi dhe Armando Ndreca (vëlla i deputetit socialist Eduart Ndreca) u arrestuan disa ditë më parë, nën akuzën se kishin […]

Prill 13, 2024 - 12:30
 0
“Shtëpi bari” në stan, gjykata liron vëllanë e deputetit të PS, dy të tjerët mbeten në burg

Gjykata e Lezhës zhvilloi sot seancë për të vendosur dhe komunikuar masat e sigurisë për tre të arrestuarit , që ranë në pranga disa ditë më parë për kultivim të lëndëve narkotike.

Armel Nikdukaj, Elvis Shpellazi dhe Armando Ndreca (vëlla i deputetit socialist Eduart Ndreca) u arrestuan disa ditë më parë, nën akuzën se kishin kthyer një stan në fshatin Kashnetaj në shtëpi bari.

Për dy të parët Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa për vëllanë e deputetit vendosi masën detyrim me paraqitje.

Sipas gjykatës ndalimi i vëllait të deputeit të partise socialistt Eduard Ndreca nga policia, ishte i paligjshëm. Ne këtë konkluzion ka dalë gjykata e Lezhes, e cila vendosi masën e sigurise detyrim paraqitje, kërkesë qe u bë në seanceë dhe nga prokurorja Irena Sufi.

Për Armando Ndrecën nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia deklaroi ditën e arrestimit se gjatë kontrollit u gjet një ambien (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, i cili ishte pershtatur për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.