“Shtëpia” e automatikut shqiptar/ Uzina e armëve në Çekin të Gramshit është jashtë funksionit, vetëm demonton

Uzina e prodhimit të armëve në Çekin të Gramshit filloi aktivitetin në vitet ‘60 dhe funksionoi deri në vitet ‘90 kur u ndryshua sistemi. Në këtë uzinë janë prodhuar pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm. Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47. Aktualisht në këtë uzinë zhvillohet vetëm proces demontimi. Deklarata […]

Mars 2, 2024 - 13:45
 0
“Shtëpia” e automatikut shqiptar/ Uzina e armëve në Çekin të Gramshit është jashtë funksionit, vetëm demonton

Uzina e prodhimit të armëve në Çekin të Gramshit filloi aktivitetin në vitet ‘60 dhe funksionoi deri në vitet ‘90 kur u ndryshua sistemi.

Në këtë uzinë janë prodhuar pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm. Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47. Aktualisht në këtë uzinë zhvillohet vetëm proces demontimi.

Deklarata e kryeministrit për vënien në funksion të linjës së prodhimit të armëve në Shqipëri është mirëpritur nga qytetarët e Gramshit të cilët e shohin në aspektin ekonomik, por edhe të mbrotjes.

Ish-punonjësit e kësaj uzine ndajnë mendimin që një pjesë e sistemit prodhues të armëve i ka shpëtuar shkatërrimit. Për më tepër rinivimi i linjës së prodhimit në Uzinën mekanike e Gramshit shihet i mundur pasi ndërmarrja ka ende licensën për prodhimin e armëve të këmbësorisë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.