​Shtëpia e Bardhë negociata me Izraelin dhe Egjiptin për kalimin e sigurt të civilëve

SHBA po punon me Izraelin dhe Egjiptin për daljen e mundshme të sigurt të disa civilëve nga Gaza. Lajmi është bërë me dije nga vetë Shtëpia e Bardhë. “Administrata Biden është në “diskutime aktive” për të ndihmuar civilët e Gazës të largohen të sigurt”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. […]

Tetor 11, 2023 - 23:10
 0
​Shtëpia e Bardhë negociata me Izraelin dhe Egjiptin për kalimin e sigurt të civilëve

SHBA po punon me Izraelin dhe Egjiptin për daljen e mundshme të sigurt të disa civilëve nga Gaza. Lajmi është bërë me dije nga vetë Shtëpia e Bardhë.

“Administrata Biden është në “diskutime aktive” për të ndihmuar civilët e Gazës të largohen të sigurt”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Ne besojmë se kalimi i sigurt është i rëndësishëm dhe duam të hapim një korridor kalimi të sigurt”, shtoi ai.

Ndërkohë, negociata kanë nisur edhe nga Turqia. Thuhet se ato janë në bisedime me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga grupi islamik palestinez.

“Ata janë duke negociuar për lirimin e pengjeve,” i tha një zyrtar AFP.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.