“Shtëpia e barit” në Tepelenë, policia shoqëron 4 persona, dalin detajet e para

Detaje të reja janë zbardhur nga “shtëpia e barit” në Tepelenë. Gazetarja e Vizion Plus Merzo Selimi bën me dije se policia kishte

Maj 7, 2024 - 19:40
 0
“Shtëpia e barit” në Tepelenë, policia shoqëron 4 persona, dalin detajet e para

Detaje të reja janë zbardhur nga “shtëpia e barit” në Tepelenë.

Gazetarja e Vizion Plus Merzo Selimi bën me dije se policia kishte marrë një aksion në zonën e Kurveleshit, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Policia ka zbuluar 230 rrënjë kanabisi në një ambient të braktisur, në të cilën edhe ishin instaluar drita për ngrohjen e kanabisit.

Ndërkaq policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona, ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë akt ilegal.

Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore  shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informcion më të detajuar”, njofton policia.

Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.