Shtëpia e mbuluar nga pellgje gjaku: Dyshohet se vrau gruan dhe fëmijët, arrestohet 33-vjeçari

Policia franceze ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për vrasjen e gruas dhe katër fëmijëve të tij. Një hetim filloi pasi pesë trupat e tyre u gjetën në një banesë në Meaux, 40 km (25 milje) në veri-lindje të Parisit. Viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të moshave nga nëntë muaj deri […]

Dhjetor 26, 2023 - 17:02
 0

Policia franceze ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për vrasjen e gruas dhe katër fëmijëve të tij.

Një hetim filloi pasi pesë trupat e tyre u gjetën në një banesë në Meaux, 40 km (25 milje) në veri-lindje të Parisit.

Viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të moshave nga nëntë muaj deri në 10 vjeç.

Prokurori Jean-Baptiste Bladier përshkroi një skenë dhune ekstreme kur policia arriti në banesë, me pellgje gjaku në vendngjarje.

Sipas BBC, prokurori tha se babai i fëmijëve nuk ishte i pranishëm në vendngjarje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.