Shtet me kufij të plotë dhe pa fusnotë, Kosova bëhet pjesë e Hartës Gjeologjike Europiane

Kosova është bërë pjesë e Hartës Gjeologjike Europiane, njësoj si vendet e tjera. Këtë e njofton ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli. “Pas një angazhimi intensiv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tashmë është paraqitur në hartë me kufij të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Europiane pjesë të Shërbimit […]

Prill 6, 2024 - 15:45
 0
Shtet me kufij të plotë dhe pa fusnotë, Kosova bëhet pjesë e Hartës Gjeologjike Europiane

Kosova është bërë pjesë e Hartës Gjeologjike Europiane, njësoj si vendet e tjera. Këtë e njofton ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Pas një angazhimi intensiv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tashmë është paraqitur në hartë me kufij të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Europiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Europian”, njofton ministrja përmes një statusi në Facebook.

Bëhet fjalë për pranim si shtet me kufij të përcaktuar qartë në infrastrukturën Europiane të të Dhënave Gjeologjike të EuroGeoSurveys.

Sipas një përcaktimi në uebsajt, kjo është një platformë që siguron qasje në grupet e të dhënave gjeologjike pan-europiane dhe kombëtare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.