Shtetas shqiptar/ U bë banor i lagjes “Çlirimi” në Lushnje, Sylvinho: Spektakolare, jam krenar

Lushnja ka një banor të ri të veçantë. Ai është trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho. Tekniku, ashtu si edhe ndihmësit e tij kanë aplikuar për pasaportë shqiptare. Më pas, në ambientet e shtëpisë muze të ‘Kongresi të Lushnjës’ në prani të ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe kryebashkiakes Eriselda Sefa u betua si […]

Maj 21, 2024 - 18:10
 0
Shtetas shqiptar/ U bë banor i lagjes “Çlirimi” në Lushnje, Sylvinho: Spektakolare, jam krenar

Lushnja ka një banor të ri të veçantë. Ai është trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho. Tekniku, ashtu si edhe ndihmësit e tij kanë aplikuar për pasaportë shqiptare.

Më pas, në ambientet e shtëpisë muze të ‘Kongresi të Lushnjës’ në prani të ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe kryebashkiakes Eriselda Sefa u betua si qytetari më i ri.

“Është një nder për mua dhe të gjithë stafin, diçka spektakolare. Është diçka spektakolkare, e veçantë! Tani jam një qytetar i Lushnjës, i Shqipërisë. Është një pëgjegjësi e madhe.

Falënderoj të gjithë njerëzit, Federatën, vendin. Jemi krenarë që jemi qytetarë shqiptarë. Po, tani ndihem pak më shumë shqiptar! Kemi një sfidë të rëndësishme përpara. Duhet të punojmë më shumë, por kemi një skuadër të mirë.

Trajneri kuqezi do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti. Edhe dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva janë regjistruar në këtë qytet, ndërsa aplikuan për pasaportë shqiptare. Kuqezinjtë do të drejtohen në finalet e kampionatit europian nga një trajner nga Shqipëria./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.