Shtohen thirrjet për armëpushim, Netanyahu: Lufta do të vazhdojë deri në fund

Shtohet presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Franca ju bashkua thirrjeve për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm. Ministrja e Jashtme, Catherine Colonna, tha pas takimit me homologun e saj Eli Cohen në Tel Avivi se Parisi është thellësisht i shqetësuar nga situata në territor dhe se shumë civilë […]

Dhjetor 17, 2023 - 18:43
 0
Shtohen thirrjet për armëpushim, Netanyahu: Lufta do të vazhdojë deri në fund

Shtohet presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Franca ju bashkua thirrjeve për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm.

Ministrja e Jashtme, Catherine Colonna, tha pas takimit me homologun e saj Eli Cohen në Tel Avivi se Parisi është thellësisht i shqetësuar nga situata në territor dhe se shumë civilë ishin vrarë.

Më herët, sekretari për punët e Jashtme në Britaninë e Madhe, Lord David Cameron, u bë bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock për të kërkuar armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, por vetëm nëse fundi i luftimeve do të jetë i qëndrueshëm.

Të martën, Britania e Madhe dhe Gjermania abstenuan ndaj një rezolute të mbështetur nga 153 vende në OKB, e cila kërkonte ndalje të menjëhershme të luftimeve. Por pavarësisht rritjes së trysnisë nga ndërkombëtarët, kryeministri izraelit Netanyahu tha se lufta do të vazhdonte deri në një fitore absolute. Ai sugjeroi se bisedimet kanë nisur për të shpëtuar pengjet izraelite të mbajtura në Gaza, me Katarin dhe Egjiptin, që besohet se janë të përfshirë në negociata. E ndërsa fundi i luftës nuk duket në horizont, OBSH vijon të ngrejë alarmin mbi situatën në Gaza. Organizata e ka përshkruar një lumë gjaku në spitalin e Al-Shifës ku ka qenë në gjendje të fusë disa pajisje mjekësore.

Sipas saj, spitali po kryen funksione minimale, me mungesa të theksuara uji dhe ushqimi. Pacientët që mbërrijnë atje, trajtohen në dysheme dhe pa anestezi. Sakaq, agjencia palestineze e lajmeve Wafa bëri të ditur se 35 persona ishin vrarë si pasojë e sulmeve ajrore kundër disa banesave, në kampin e refugjatëve të Xhabalias. Shumë civilë kanë mbetur të bllokuar në rrënoja.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.