Shtohen transaksionet me kartë, një numër i lartë turistësh paguajnë nëpërmjet bankave

Shqiptarët po preferojnë që të paguajnë gjithmonë e më shumë nëpërmjet bankave. Kjo konfirmohet edhe nga statistikat  e Bankës së Shqipërisë ku verehen se trasaksionet kanë pësuar një rritje të fortë sidomos gjatë këtij viti. Në total në vend gjatë periudhës janar-shtator janë kryer mbi 27 milion trasaksione me karta duke prekur një vlerë prej […]

Nëntor 27, 2023 - 16:48
 0
Shtohen transaksionet me kartë, një numër i lartë turistësh paguajnë nëpërmjet bankave

Shqiptarët po preferojnë që të paguajnë gjithmonë e më shumë nëpërmjet bankave. Kjo konfirmohet edhe nga statistikat  e Bankës së Shqipërisë ku verehen se trasaksionet kanë pësuar një rritje të fortë sidomos gjatë këtij viti. Në total në vend gjatë periudhës janar-shtator janë kryer mbi 27 milion trasaksione me karta duke prekur një vlerë prej 315.8 miliarde lekesh.

Vetëm gjatë muajit shtator janë realizuar rreth 3.2 milion trasaksione ose mbi 76 mijë më tepër se një muaj më parë. Përdorimi  i parave  nëpërmjet kanaleve zyrtare është një tregues shumë  i rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonominë shqiptare.

Një shkak për rritjen e trasaksioneve me karta është edhe numri i lartë i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti. Sipas Instat, deri në muajin tetor konfirmohen se në vend kanë hyre rreth 9 milionë vizitorë të huaj të cilët pagesat i kryejnë vetëm nëpërmjet bankave

Edhe pagesat me vlerë më të vogël se 1.5 milionë në sistemin bankar kane njohur rritje sipas të dhënave të  Bankës së Shqipërisë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.