Shtohet gara për Brojën, anglezët sfidojnë Milanin, ofrojnë 30 milionë euro për sulmuesin kuqezi

Armando Broja është padiskutim një nga më të kërkuarit në këtë merkato verore. Sëfundmi listës për të marrë nga Chelsea sulmuesin kuqezi i

Qeshor 10, 2024 - 17:30
 0
Shtohet gara për Brojën, anglezët sfidojnë Milanin, ofrojnë 30 milionë euro për sulmuesin kuqezi

Armando Broja është padiskutim një nga më të kërkuarit në këtë merkato verore. Sëfundmi listës për të marrë nga Chelsea sulmuesin kuqezi i është shtuar edhe Everton.

Mediat britanike raportojnë se Everton ka ofruar 30 milionë euro për të blerë sulmuesin shqiptar, i cili pritet të shpërthejë me kuqezinjtë në kampionatin europian.

Gjithashtu në garë për shërbimet e sulmuesit shqiptar mbetet edhe Milani. Sipas mediave italaine Moncada ka zbarkuar tashmë në Londër dhe po diskuton me drejtuesit e Chelseas pikërisht për të zgjidhur “çështjen” Broja.

Por ndryshe nga Everton kuqezinjtë kanë një ofertë më të ulët. Ata kërkojnë që fillimisht ta huazojnë me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro.

Kujtojmë që Broja sezonin e fundit vuajti mjaft nga një dëmtim i rëndë, dhe gjithashtu në fazën e dytë u huazua te skuadra e Fulham ku pati shumë pak minuta, megjithatë kjo nuk e zhbën aspak klasin dhe talentin që ai ka në këmbë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.