Shtohet trysnia mbi Izraelin, rifillojnë bisedimet për armëpushim në Kajro

Negociatat për një armëpushim të munshëm midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza kanë rifilluar në Kajro. Zyrtarë të lartë nga SHBA, Izraeli, Egjipti

Shkurt 13, 2024 - 16:29
 0
Shtohet trysnia mbi Izraelin, rifillojnë bisedimet për armëpushim në Kajro

Negociatat për një armëpushim të munshëm midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza kanë rifilluar në Kajro.

Zyrtarë të lartë nga SHBA, Izraeli, Egjipti dhe Katari po takohen ndërsa Izraeli përballet me presion të fortë ndërkombëtar për të ndaluar bombardimet e tij në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Rreth 1.5 milionë njerëz janë grumbulluar në këtë qytet të vogël kufitar, mes frikës së një ofensive tokësore izraelite.

Kryeministri izraelit hodhi poshtë si “delirante” propozimet e armëpushimit nga Hamasi javën e kaluar.

Benjamin Netanyahu tha se fitorja absolute ishte e mundur në Gaza brenda disa muajsh.

Ai urdhëroi trupat izraelite të përgatiteshin për të zgjeruar operacionin e tyre tokësor dhe u zotua të mposhtte ushtarët e Hamasit që pretendon se janë fshehur në Rafah.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë thirrje që civilët në zonë të mbrohen .

Rafah ka qenë nën sulme të rënda ajrore izraelite ditët e fundit, me vdekje dhe plagosje të raportuara./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.